Kreu i Partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi i ftuar në studion e Tonigt Ilva Tare, ka sqaruar synimet e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Pjesë nga intervista:


Bojaxhi: Detyrat publike që kam pasur i kam parë si podiume përpara publikut. Vija re që kishte një stonim që nuk shkonte në komunikim. Nëse ne duam të ndryshojmë komplekset dhe zgjidhjet, duhet të ndryshojmë edhe fjalët që përdorim. Nuk kam asnjë kompleks që të quhet partia e Gjergj Bojaxhiut. Unë dëshiroj të jem përfaqësues i një partie të atyre që besojnë. Ka dy mënyra për ti mbajtur njerëzit bashkë, idetë ose pazari. Sot partitë ekzistuese janë me pronar. Edhe kur partia ka ndryshuar, këta njerëz nuk ndryshojnë kontrollin e partisë. Ky model na ka mbajtur peng.


Vendet më të zhvilluara kanë modele politike ku qytetarët i shikojnë me krenari. Presidenti Obama dha fjalimin e lumturimës. Janë miliona amerikanë që e shikojnë me krenari. Ai sot nuk është President, jo sepse nuk fiton dot, por populli amerikan ka gjykuar që të kenë limite në jetën e tyre politike. Nëse ne duam të ndryshojmë të ardhmen tonë kemi nevojë të ndryshojmë politikën. Nëse duam të ardhme, duhet të angazhohemi që ta ndryshojmë.


Tare: Statusin e puritanit kush e jep?


Bojaxhi: Nuk e quaj puritanizëm, por nevojë jetike. Unë besoj tek këto gjëra. Nuk është çështje morali dhe idesh. Ne kemi 25 vjet që bëjmë të njëjtat gabime. Nëse një shoqëri nuk ka moral dhe vlera, një shoqëri e tillë nuk ka të ardhme. Unë sfidoj çdokënd të dalë e të na tregojë një shoqëri që ka qenë e suksesshme dhe e begatë duke mos pasur moral të brendshëm. Varfëria vazhdon, shqiptarët ikin sepse nuk kanë shpresë dhe të ardhme.


Tare: Për ta bërë këtë duhet të marrësh pushtet. A ka pritshmëri për tia arritur?


Bojaxhi: Partia në çdo rast është një mjet. Misioni i Sfidës është për një politikë të pastër.


Tare: Në 18 qershor janë zgjedhjet parlamentare. Pse keni pritshmëri që shqiptarët do ta bëjnë këtë pastrim?


Bojaxhi: Gara e Tiranës ishte një nismë shumë spontane. Gara e Tiranës tregoi se ka qytetar që duan ndryshim edhe pa kaluar nëpërmjet një procesi instititucional partie mobilizohen. Gara e Tiranës nuk është diçka që kjo është e sigurt, por na tregoi se kur qytetarët mobilizohen, atëherë mund të votojnë dhe tregojnë se ka masë për ndryshim.


Tare: Flasim për dy parti të mëdha që kanë votues fanatik të pastër. Ku synoni ti merrni këto vota?


Bojaxhi: Këta janë segmente që kanë investuar në një model klientelizmi. Për ta vërtetuar këtë gjë marrim rastin e qytetit të Kavajës. Është konsideruar bastion dhe sot ka votuar për një parti të majtë. Kjo tregon se këto ngurtësi ideologjike, shoqëria ka treguar se ndryshon. Kjo klasë politike ka shkatërruar çdo institucion shoqëron.



Tare: Ju keni qenë zëvendësministër…


Bojaxhi: Jam i vetmi zv/ministër që kam kundërshtuar me firmë dhe me votë mënyrën se si u prokurua Rruga e Kombit. Është një rrugë që padyshim që duhet, por që i ka kushtuar shqiptarëve mbi 1.2 miliardë euro. Kam qenë 32 vjeç kur e kam bërë këtë. Qëlloi që ministri nuk ishte në Shqipëri. Kam punuar për interesin e qytetarëve. Unë jam ftuar si zv/ministër teknik. Kam ardhur për të kontribuar për vendin tim.


Tare: Çfarë synon Sfida?


Bojaxhi: Të pastrojë politikën shqiptare dhe të punojë për Shqipërinë.


Tare: Keni dëgjuar ndonjë politikanë që të thotë nuk po bëj pazare…


Bojaxhi: Keni dëgjuar një politikan që të vijë këtu dhe të bëjë një test poligrafi me makinën e së vërtetës…? Jam i gatshëm ta bëj. Do ti ftoni edhe kryetarët e tjerë të partive. Kush mban përgjegjësi për çfarë ne jemi sot. Ne kemi deputetë që kanë 4-5 mandate. Nuk kemi një parti politike që mban përgjegjësi për diçka.


Qeveria nuk mban përgjegjësi që Shqipëria është mbushur me hashash. Nuk mban përgjegjësi për një kryetar bashkie në Durrës që firmos letër që një kriminel, që është simbol i gangsterit, i liderit të një bande dhe kryetari i bashkisë i jep leje të dali. Ne kemi politikan që nuk mbajnë përgjegjësi. Ne duhet të ndryshojmë politikanët.


Si linda Sfida?


Bojaxhi: Mos gaboj ka qenë Besa Xhumari dhe Ermal Hasimi.


Tare: Si po i mblidhni mbështetësit? Se edhe partitë e mëdha kanë dalë në gjueti…


Bojaxhi: Ne kërkojmë që ata qytetarë që e ndjenjë veten të pa përfaqësuar, ta gjejnë veten këtu. Ne i kemi ftuar qytetarët që të vijnë dhe të bëhen pjesë.


Tare: Çfarë u premton Sfida?


Bojaxhi: Një politikë të pastër. Ata që drejtojnë nuk mund të zgjidhen më shumë se dy herë. Ata që mund të jenë deputetë të sfidës të mos zgjidhen më shumë se tre herë. Korrupsioni nuk fillon në institucionet periferike. Fillon në politikë. Nëse duam të luftojmë korrupsionin, është kufizimi i politikanëve. Ne duam të bëjmë të qartë që këta njerëz nuk janë të përjetshëm.


Bojaxhi: Ministra të kësaj qeveria i kanë bërë presion mbështetësve të SFIDËS


Tare: Kush e financon Sfidën?


Bojaxhi: Qytetarët, ata që janë anëtarë


Tare: Si e bëjnë


Bojaxhi: Me kuotat e anëtarësisë. Është i njëjti model që përdorëm për garën e Tiranës. Bëmë transparente procesin gjatë fushatës, dhe këtë do ta vazhdojmë edhe më tej. Sida është e hapur jo vetëm ndaj atyre që kontribuojnë financiarisht, por edhe nga ata që duan të angazhohen. Ligji është i qartë, askush nuk mund të financojë partinë më shumë se 100 mijë lekë dhe një nga gjerat që kemi bërë është që kemi zgjedhur nje individ sepcifik që është përgjegjës për këtë punë. Gara që në bëmë ishte një nga të paktet subjekte politike ku u bë deklarimi i plotë dhe është e publikuar në KQZ, është transparente i gjithë procesi.


Tare: Kur krijohet një parti politike janë shumë biznese që ofrohen shumë biznese, ose politika i ofron biznesit. Legjendat në Tiranë thonë që janë biznesmentë afrohen te politikanët. Ju janë ofruar të tillë, apo keni shkuar ju tek ata?


Bojaxhi: Jo dhe është shumë e thjeshtë përgjigja. Ata qytetarë që e ndjejne veten komodë me modelin ekzistues, nuk kanë pse të vijnë te SFIDA. Ne nuk do bëjmë koalicion me asnjë nga partitë që kanë fituar në 2013 dhe kanë fituar deputetë në 2013. Ata sipërmarrës që janë të kënaqur me modelin ekzistues, SFIDA nuk i ofron asgjë. Ne duam ata qytetarë që janë të papërfaqësuar, që e ndjejnë vetëm që paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbimet e duhura.


Tare: E keni informacionin sesa kushton një aktivitet elektoral? Si do ta financoni fushatën?


Bojaxhi: Siç u bë në garën e Tiranës. Ne nuk kemi fonde për të bërë reklama, nuk kemi fonde për të bërë mitingje. Do të ndërtojmë një rrjet njerëzor jashtë radarit të kësaj klase politike. Një rrjet që beson te sfida e tyre sesa te propaganda politike. Kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë sistem. Ky sistem nuk mundet dot me lekë dhe propagandë.


Fakti që jemi një shoqëri ku jetojmë me frikë, ku njerëzit nuk kanë frikë se do shkojnë në burg apo do internohen, por kanë frikë nëse do thonë zërin e tyre, sepse do ti kërcënohej mirëqënia e tyre.


Tare: Pati dikush nga ata figura publike që ju mbështetën në 2015 në garën e Tiranës?


Bojaxhi: Kam raste, profesionistë, drejtues ë kompanive të vogla jo pronarë, menaxhues të cilët kur është marrë vesh që kanë qenë mbështetës të Sfidës, ministra të kësaj qeveria i kanë bërë presion pronarëve të kompanisë, çfarë po bëni dhe si lejoni njerëz të tillë që të angazhihen në projekte të tilla.


Tare: I janë rrezikuar vendet e punës?


Bojaxhi: Kanë marrë një paralajmërim që nëse do vazhdonin vendi i punës nuk do jetë më. Ne kemi shumë qytetarë të cilët na mbështesin por nuk janë të angazhuar vetëm prej kësaj. Ka dy parti që kur bëhen sondazhe dalin më pak seç kanë në të vërtetë. Një është LSI sepse njerëzit kanë turp të thonë do votojmë për LSI dhe e dyta është parti si SFIDA ku njerëzit kanë frikë të thonë që do votojmë për SFIDA.


/Vijon…./


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter