Nje asamble tjeter e socialisteve do te vendose mbi ceshtjen e bojkotit parlamentar dhe per qendrimin ndaj 5 deputeteve qe paralajmerojne hyrjen ne kuvend ne daten 4 mars. Deputetja socialiste Valentina Leskaj e ftuar ne emisionin “Puls” ne Alsat me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se data e asamblese se rradhes nuk eshte percaktuar ende, por ajo do te jete shume shpejt.




“Dje është thënë qartë, konkretisht se kjo është një asamble që i
dedikohet kësaj çështjeje, çka do të thotë që në një kohë shumë të
afërt, do të ketë një asamble tjetër e cila ka të bëjë me të gjitha
këeto çështje. PS shpejt do të mbledhë forumet e saj, qoftë kryesinë,
qoftë asamblenë për qëndrimet politike. Te PS nuk ndodh si tek PD që nuk
kujtohet njeri nëse u bë mbledhja e PS pasi u bë kongresi ku foli
kryetari i partisë dhe kryetarja e parlamentit dhe askush tjeter nuk
pipëtiu” tha Leskaj.

Leskaj tha se socialistet nuk do te percahen per qendrimin ndaj
bojkotit, por do te gjejne gjuhen e perbashket. E pyetur mbi
çregjistrimin apo perjashtimin e deputeteve qe thyejne bojkotin
Valentina Leskaj tha se per kete do te vendosin forumet. "Përsa i përket çështjes së qëndrimit ndaj deputetëve të cilët mund të
shkojnë në parlament jashtë vendimit të grupit, kjo është një çështje
dhe një vendim qe ka të bëjë me forumet. Në rastin konkret kjo çështje
ka të bëjë me grupin parlamentar dhe nuk ka të bëjë me mua apo
kryetarin” tha Leskaj.

Dorian Kodra




Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 janar 2010 )




 





< I mëparshmi