Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i është përgjigjur me heqjen e 3 pikëve ekipit të Besës për bojkotin përballë Tiranës ndeshjen e fundit të kampionatin kombëtar të futbollit. Besa vendosi të bojkotojë në shenjë proteste për ndëshkimin që kishte marrë nga arbitrat sipas presidentit të ekipit, Nexhat Bizhdili.
Kështu Besa zbritjen në Kategorinë e Parë do ta nisë me -3 pikë duke vështirësuar misionin për t’u ringjitur ende pa nisur garën. Disiplina nuk ka kursyer në mbledhjen e fundit as ekipin e Vllaznisë për sjellje të gabuar të tifozëve duke e dënuar me 50 mijë lekë gjobë.
Vendimet e plota:
KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerise dhe hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes pa shkaktuar akte dhune, denohet me gjobe me vlere 50.000 leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
KF “Besa”, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Tirana”, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe i zbriten minus 3(tre) pike nga klasifikimi i sezonin e ardhshem, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
Lojtaret e KF “Domosdova”, Erjon Duka dhe Ermir Llojku per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohen secili me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KD
SLojtari i KF “Vora”, Arlind Hasa, per protesta me gjeste dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve te takimit, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
Lojtari i KF “Sukthi”, Elert Kalluci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KD
SKF “Shkendia Tr” U-19, per futje ne ndeshje zyrtare te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, e humbet ndeshjen ne tavoline me KF “Vllaznia” U-19 me rezultatin 3-0 si dhe i zbriten minus 3(tre) pike nga klasifikimi, bazuar ne nenin 54 te KDS.
Lojtaret e KF “Apollonia” U-19, Xhulio Vasiu dhe Endri Brraka per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohen secili me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
Shkeljet disiplinore te KF “Pashtriku” me KS “Valbona” do te shqyrtohen mbledhjen e ardheshme te Komisionit te Disiplines per plotesim dokumentacioni.
d.b/shqiptarja.com