Ëndrra e Usain Bolt për tu bërë futbollist, duket se po bëhet realitet. Kampioni dhe rekordmeni Olimpik në garat e vrapimit 100, 200 dhe 400 metra, ka lajmëruar se të enjten do ti nënshtrohet provës me Borusian e Dortmundit.


Atleti Xhamajkan nuk e ka fshehur asnjëherë fiksimin e tij për të luajtur futboll, ndërsa ëndrra e tij është të veshë fanellën e Manchester Unitedit.


Të enjten do të filloj provën me Borusian. Më pëlqen shumë të luaj si anësor i majtë dhe jam shumë i emocionuar. Shpresoj tia dal me sukses, tha Bolt.


22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)