Zinedine Zidane mund të kthehet në krye të Realit të Madridit! Deri pak ditë më parë ishte thjesht një hipotezë, por një ditë pas eliminimit të turpshëm të Los Blancos nga Ajaxi në Champions, mësohet se Floretino Perez ka telefonuar francezin, duke i kërkuar që të rimarrë në dorë situatën.


Madje, menjëherë. Mediat spanjolle, duke iu referuar burimeve pranë klubit mbretëror, informojnë se Zidane mund të ulej në stol edhe në ndeshjen e të dielës, me Valladolidin në Bernabeu, nëse do ta pranonte sugjerimin e presidentit.


Thuhet se francezi e ka hedhur poshtë mundësinë që të nisë punën menjëherë, por ka premtuar se kjo mund ndodhë pasi të përfundojë sezoni.


Mirëpo në verë situata mund të ndryshojë, pasi emra të tjerë të rëndësishëm pritet të hyjnë në lojë, si Allegri, Mourinho, Pochettino, Klopp apo Low.