Konfliktet per pronen zene vend te pare ne numrin e gjykimeve




Rastet me te shpeshta ne Gjykaten e Shkalles se pare Shkoder kane qene padite civile ndersa me te rralla gjate muajit nentor kane qene padite penale te ngritura nga Prokuroria e Shkodres. Sipas kesaj gjykate rastet me te shpeshta jane zgjidhja e trashegimise por edhe divorcet ku nje numer i madh i tyre jane martesa e shqiptareve me shtetas te huaj. Ndersa rastet me te medha kane te bejne me ceshtjet administrative kryesisht me rastet e vendimeve te marra nga organet publike te Shkodres. Gjate muajit nentor ne Gjykaten e Shkalles se Pare Shkoder ne total jane marre ne shqyrtim rreth 300 padi civile ndersa padi penale rreth 150 raste ku numri me i madh i tyre ka te beje me padi per armembajtje pa leje dhe per kanosje. Ne Gjykaten e Shkalles se Pare Shkoder rasti i gjyqeve qe jane me te shpeshtat kohet e fundit ka te beje me divorcet dhe me ndarjen e pasurive mes ciftit. Ne gjykaten e Shkodres mesohet se problemet me te medha qe shfaqen jane edhe mungesa e ambienteve per gjykim ku ne jo pak raste seancat gjyqesore zhvillohen ne kabinetet e gjykatesve pasi sallat gjyqesore jane te nxena ne gjykimin e ceshtjeve te tjera duke bere qe te humbase edhe solemnitetit i gjykimit. Ceshtja e pronave eshte nder rastet qe jane me te shpeshta ne gjykaten e Shkodres e cila kalon ne disa seanca shqyrtimi marre sipas statistikave jane rreth 60 e rasteve qe merren ne shqyrtim brenda muajit nga kjo gjykate kjo per arsye te konflikteve te mbartura nder vite por edhe per ceshtje te mungeses se dokumentacionit perkates per ligjeruar nje prone. Puna e kesaj gjykate gjate nje muaji eshte voluminoze e ne rastet me te shpeshta qytetaret te cilet trokasin per te gjetur zgjidhje e kane te veshtire marrjen e nje pergjigjeje.