Bora dhe ngricat që mbërthyen Shqipërinë për dy javë kanë nxjerrë në pah problematika në mënyrën si menaxhohen problemet e krijuara nga moti i keq prej qeverisjes lokale.


Pikërisht këto probleme dhe dhjetëra raste të izolimit të fshatrave nga bora, duket se kanë shtyrë Ministrinë e Mbrojtjes, që përmes Emergjencave Civile ti drejtohet më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.


Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat që u prekën më rëndë nga pasojat e motit të keq dhe ku ankesat e qytetarëve kanë qenë të shumta në numër.


Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore, thuhet  në letër.


16 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)