Rreth 75 e territorit te vendit eshte mbuluar nga rreshjet e debores. Madje rreshjet kane zbritur edhe ne disa qytete ne jug dhe juglindje te vendit duke shenuar edhe te parat per kete vit. Meteorologet thone se intestiteti i tyre ka qene i konsiderueshem kryesisht ne zonat malore duke sjelle per pasoje edhe probleme ne qarkullimin e automjeteve.





Kemi pasur rreshje debore ne gjithe zonen malore. Duke filluar nga
verilindja e deri ne zonat jugore e juglindore ka pasur rreshje debore
dhe jo vetem ne zonat e larta malore por dhe brenda ne qytet. Kemi
Puken Kuksin Peshkopine Korca Erseka Gjirokastra Tepelena e
Permeti te cilat kane marre afersisht 15 cm zonat brenda ne qytet
ndersa ne zonat malore rreshjet e bores kane shkuar edhe ne 40cm thote
meteorologia Lajda Porja.



Rreshjet e bores sipas metereologeve do te vazhdojne te bien vetem ne
zonat malore nderkohe qe temperaturat pritet te rriten vetem ne
fundjave. Diten e enjte dhe te premte temperaturat pritet te shkojne
deri ne -12 ne zonat malore dhe -4 ne Tirane.



Situata do te permiresohet ne te gjithe vendin ne ditet ne vijim.
Rreshjet e debores do te jene te izoluara kryesisht ne zonat malore. Do
na shoqeroje serish moti i ftohte. Dita e enjte dhe e premte do shenoje
ditet me te ftohta te ketij viti ku temperatura minimale do te shkoje
ne -11 apo -12 grade celcius ne zonat malore. Edhe bregdeti dhe zona e
ulet do te jene ne vlera negative tha Porja.



Persa i perkete eres ajo do te jete problematike vetem diten e shtune
kryesisht ne det duke shkaktuar veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve
lundruese.



Edlira Sulejmani