Kristal Hykaj


Në konferencën e djeshme të Bankës së Shqipërisë dhe Universitetit të Oksfordit, Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi situatën problematike të ekonomisë shqiptare.


Rritja ekonomike ka rënë ndjeshëm në 5 vitet e fundit.


Deficiti i lartë dhe borxhi në rritje janë një rrezik në rritje për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e ekonomisë shqiptare.


Deficiti i lartë buxhetor ka rritur borxhin publik, i cili në vitin 2013 mund të arrijë në nivelin 65% të PPB, kurse në vitin 2018 borxhi publik do të tejkalojë 80% të PPB.


Kreditë e këqija kanë ndikuar në rënien e kredisë dhe investimeve.


Politika monetare ka pasur sukses në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, por nuk ka sjellë rritjen e kredisë.


 


Mesazhi është i qartë se a duhet të ndiqen edhe në të ardhmen politikat e deritanishme, pasi në këtë rrugë sipas tyre ekonomia rrezikon kolapsin, prandaj kërkohet adresimi e alternativës tashmë të njohur për nevojën e zbatimit të modelit të ri ekonomik.


Për këtë FMN rekomandoi që agjenda e reformave në radhë të parë të synojë përmbysjen e trendit të borxhit publik nëpërmjet një plani të besueshëm afatmesëm për konsolidimin fiskal.


Borxhi i përgjithshëm i Shqipërisë Qeveria, duke përfshirë garancitë shtetërore, u rrit me 1.4% në tremujorin, 871.9 miliard lekë  në fund të qershorit 2013, të dhënat nga ministria e financave tregojnë.


FMN, Banka Botërore dhe EBRD kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ekonomia shqiptare po përballet me sfida në rritje nga të lartë të borxhit publik të saj që po i kalon kufirin e saj statutor prej 60% të PBB-së. Institucionet ndërkombëtare besojnë se niveli relativisht i lartë i borxhit është duke bërë presion mbi vendin e perspektivat e rritjes ekonomike, duke kufizuar hapësirën për manovrime fiskale. Sipas programit të përditësuar ekonomike dhe fiskale të qeverisë shqiptare, borxhi publik pritet të rritet me 1.9%  këtë vit dhe të barabartë me 63.8% të PBB-së.  Banka Qendrore e Shqipërisë ka bërë thirrje kohët e fundit për futjen e masave të reja fiskale, në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik. Banka beson se kjo do të rritë besimin në tregjet financiare dhe do të mbështesë reduktimin e kostove afatgjata të shërbimit të borxhit, por a do ta rrisë?


FMN rekomandon si zgjidhje marrjen borxh nga tregu i brendshëm. Bazuar në të dhënat e tregut, dy bankat më të mëdha që operojnë në tregun shqiptar kanë një kapital të marrë së bashku prej afro 700 milion euro.  Borxhi ndaj biznesit aktualisht figuron në vlerën 400 milion euro përafërsisht. Nëse këto borxhe do të paguheshin, atëherë tregu bankar nuk do të kishte likuiditetin e duhur dhe nëse këto biznese do të merrnin lekët e prapambetura atëherë do të shikonin mundësinë për të investuar. Për të investuar ndoshta do duhet të marrin kredi, kredi nuk ka, dhe i tërë sistemi bankar mund të bjerë në kolaps. Por sa i aftë është shteti shqiptar për të shpëtuar një bankë nëse ka probleme? Kjo është pyetje 1 milion dollarëshe. Besoj se ekonomia shqiptare do jete jo stabile për një kohë të gjatë dhe zgjidhje të tilla mund të  ulin kredibilitetin e bankave dhe të shtetit.


Pedagog i Makroekonomie-Fakulteti Ekonomik i Tiranës