Arkitekti i njohur shkodran, Anol Dedja i ka dhënë fund jetës së tij paraditen e së hënës në banesën e tij private, në lagjen Qemal Stafa të qytetit të Shkodrës. 47 vjeçari, është vetëvrare me armë zjarri pistoletë, ndërsa raportohet se në momentin e krimit ai ndodhej i vetëm në shtepi. Uniformat blu, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ka qenë i pamundur shpëtimi i viktimës, pasi ai ka mbetur i vdekur në vend. Arkitekti Dedja, bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës së Shkodrës, Ermira Dedja, baba i dy fëmijëve të mitur, ka punuar për disa vite edhe në zyrën e urbanistikës pranë Bashkisë Shkodër, si drejtor i kësaj zyre. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan 47 vjeçarin t’i japë fund jetës së tij. Sipas informacioneve nga persona të afërm të 47 vjeçarit shkak për kryerjen e këtij akti kanë qenë borxhet që arkitekti Dedja kishte në aktivitetin e tij privat.