BOSNJE-Pres që Presidenti i Serbisë, për shkak të njoftimit nga Bakir Izetbegoviç se Bosnja dhe Hercegovina do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 48 orët e ardhshme. Ky organ do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm të vendit dhe marrëdhënien tonë me një hap të tillë të Izetbegovicit- ka thënë ministri i Punëve të Brendshme dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar Nebojsha Stefanovic, duke iu përgjigjur deklaratave të anëtarit të Këshillit Boshnjak të Bosnjës dhe Hercegovinës se Bosnja do të duhej ta njohë Kosovën dhe se ka në plan të bëjë një gjë të tillë, shkruan Kurir, transmeton zeri.info.


Uroj që kjo të mos jetë e vërtetë dhe të bëhet fjalë për një interpretim të gabuar të deklaratave të Izetbegovicit, sepse për fat të keq në qoftë se ajo është e vërtetë, atëherë është një nga goditjet më të rënda që merr Serbia nga një vend fqinj, tha Stefanovic.