Në shumë vende myslimane në Azi, që nga Afganistani e deri në Malajazi, recesioni ekonomik global është tashmë faktor me ndikim edhe në muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Kriza financiare ka filluar të ndihet edhe më tepër në këto ditë, duke qenë se besimtarët myslimanë shpenzojnë shumë më tepër se zakonisht gjatë Ramazanit. Myslimanë nga e gjithë bota, gjatë Ramazanit, muajit të nëntë sipas kalendarit islamik dhe muaji më i shenjtë i të gjithë vitit, kremtojnë së bashku këtë festë fetare, marin pjesë në në këtë ritual të sakrificës deh te reflektimit shpirtëror ,por janë gjithashtu pjësë e agjërimit, që konsiston në refuzimin për disa orë ndaj të ngrënit , të pirit por edhe të disa kritereve të tjera. Megjithatë myslimanët kanë orarë të caktuara gjatë këtij muaji kur mund të ushqehen me produktet me te mira të kuzhinës, ndaj dhe shpenzimet janë më të mëdha gjatë këtij muaji. Por në Pakistan, kriza e inflancionit po ndihet mjaftueshem me çmime të larta të ushqimeve. Këtë vit, çmimi i sheqerit, ka arritur ne nivel rekor , vetëm një javë para fillimit të ramazanitl. Ndërsa disa cmime të artikujve të tjerë thuajse janë dyfishuar në këtë vend. Pakistanezët shprehen të pakënaqur për një situatë të tillë dhe fajësojnë ligjvënësit por edhe tregëtarët. Këtë vit ramazani në paksitan vjen në një kohë kur vedni ka parë dhunën më të keqe prej kohësh. Ndërkaq ekonomistët pakistaneze thonë se shpenzimet gjatë ramazanit,janë të barabarta me ato të harxhuara gjatë tre muajve të tjerë të zakonshëm.

Edhe myslimanët irakenë pop resin fillimin e muajit te shentjeë të ramazanit, pavarësisht situatës jo fort të sigurtë në vend. Vetëm gjatë disa sulmeve të ndodhura më 20 gusht humbën jetën rreth 100 persona dhe u plagosën 536 të tjerë në bagdat. Muaji I ramazanit për irakenët nis të shtunën, në datën 22 gusht. Banorët irakene shpresojnë që kya muaj të sjellë stabilitet për ta, paqe dhe jo sulme.