TIRANE- Golshënuesi më i mirë në historinë e kampionatit botëror, braziliani Ronaldo, ka vlerësuar Argjentinën si favoriten për të fituar Kupën e Botës. "Argjentina ka teknikë individuale, vullnet dhe taktikë, por ka mbi të gjitha Mesin. Dhe Maradona është duke i motivuar futbollistët", tha fenomeni. Por, Ronaldo nuk harron shokët e tij të skuadrës të Brazilit. "Argjentinët do të vuajnë në fazën e parë, por do të rriten dhe do të jenë kërcënimi më i madh për Brazilin në këtë Botëror", deklaroi Ronaldo.
(GSH/BalkanWeb)