Spanja dhe Hollanda janë dy Kombëtaret e para që kanë shpallur zyrtarisht listën me 23 futbollistë për Botërorin e Brazilit. Trajneri i Hollandës, Luis Van Gal ka zyrtarizuar grupin që do të ketë në dispozicion në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.


Emra të mëdhenj, të tillë si Arjen Roben , Robin van Persi, Wesley Sneijder, Nigel de Jong dhe Klaas-Jan Huntelaar etj, nuk mungojnë në listën e Van Gal. Rafael Van der Vaart është mungesa më e dukshme, mesfushori i Hambur pësoi një dëmtim që e la përfundimisht jashtë.


Hollanda është në një grup të vështirë, ku bëjnë pjesë edhe kampionët e Europës e të Botës, Spanja, por edhe Kili me Australinë. Pavarësisht, grupit të fortë, ata mbeten favoritë për të kaluar me tej.


Lista zyrtare:


Portierë: Jasper Cillessen (Ajax), Michel Vorm (Swansea City), Tim Krul (Newcastle United)


Mbrojtës: Paul Verhaegh (Augsburg), Daryl Janmaat (Feyenoord), Joel Veltman (Ajax), Stefan de Vrij (Feyenoord), Ron Vlaar (Aston Villa), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Terence Kongolo (Feyenoord), Daley Blind (Ajax)


Mesfushorë: Leroy Fer (Norwich City), Nigel de Jong (AC Milan), Jordy Clasie (Feyenoord), Jonathan de Guzman (Swansea City), Georginio Wijnaldum (PSV), Wesley Sneijder (Galatasaray)


Sulmues: Arjen Robben (Bayern Munich), Robin van Persie (Manchester United), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke), Dirk Kuyt (Fenerbahce), Jeremain Lens (Dynamo Kiev), Memphis Depay (PSV)