Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar kalendarit e Botërorit të Vitit 2018. Pas një mungese 10-vjeçare, për shkak të problemeve financiare, rikthehet Çmimi i Madh i Francës, që do të zhvillohet më 24 Qershor në pistën Paul Ricard, e njohur ndryshe Le Castellet.


Gara e parë e vitit, sikurse ka ndodhur në vitet e fundit, do të jetë ajo e Melbournit në Australi, më 25 Mars, ndërsa e fundit në Abui Dhabi, më 25 Nëntor. Janë 21 gara në total, një më shumë se sezoni që u mbyll.


Do të mungojë Çmimi i Madh i Malajzisë, ndërsa kombinojnë datat Çmimi i Madh i Kinës me të Bahreinit. Rikthehet edhe Çmimi i Madh i Gjermanisë, i programuar për tu zhvilluar më 22 korrik në Hockenheim.


21 garat e 2018-ës


25 Mars Australi (Melbourne)


8 Prill Bahrein (Bahrain)


15 Prill Kinë (Shanghai)


29 Prill Azerbajxhan (Baku)


13 Maj Spanjë (Barcelona)


27 Maj Monaco (Monte Carlo)


10 Qershor Kanada (Montreal)


24 Qershor Francë (Le Castellet)


1 Korrik Austri (Spielberg)


8 Korrik Britani e Madhe(Silverstone)


22 Korrik Gjermani (Hockenheim)


29 Korrik Hungari (Budapest)


26 Gusht Belgjikë (Spa-Francorchamps)


2 Shtator Itali (Monza)


16 Shtator Singapor (Singapore)


30 Shtator Rusia (Sochi)


7 Tetor Japoni (Suzuka)


21 Tetor SHBA (Austin)


28 Tetor Meksikë (Qyteti e Meksikës)


11 Nëntor Brazil (San Paolo)


25 Nëntor Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhabi)


7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)