Në 11 ndeshjet e para të zhvilluara, Botërori i Brazilit ka regjistruar plot 37 gola, teksa karakteristikë e tij është fakti se nuk njeh barazim. Kampionati Botëror i Brazilit është duke prodhuar një numër të madh golash në krahasim me edicionet e kaluara.

Kësisoj, në 11 ndeshjet e para të zhvilluara, ky Botëror ka sjell plot 37 gola, që i bie 3.36 gola për ndeshje. Kaq shumë gola kishte vetëm në Botërorin e largët të vitit 1958, teksa në Botërorin e fundit në Afrikën e Jugut pati vetëm 18 gola në 11 ndeshjet e para.

27 gola u shënuan në Botërorin e Gjermanisë më 2006, teksa në 11 ndeshjet e para të Botërorit të Japonisë dhe Koresë së Jugut u shënuan 31 gola. Një tjetër fakt interesant që e veçon këtë Botëror është edhe barazimi. Ende asnjë ndeshje nuk është mbyllur me shifra të barabarta. 

(ed.me/BalkanWeb)