Është Auckland City surpriza e vërtetë e Botërorit të klubeve. Skuadra nga Zelanda e Re bëri mrekullinë e radhës duke mposhtur në sfidën e parë cerkfinale algjerianët e Setif me rezultatin 1-0.




Me këtë sukses kampionët e zonës së Oqeanisë prenë biletën për në gjysmëfinalet e kompeticionit ku do të gjejnë përballë San Lorenzo që vjen si fituesja e Copa Libertadores.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Pas vendasve të Moghreb Tetouan edhe kampionët e Champions League-s afrikane u dorëzuan përballë Aukland City-it që edhe pse nuk vinte si favorit në këtë sfidë rezultoi një kockë e fortë për skuadrën algjeriane të Setif duke i eliminuar këta të fundit./indeksonline/