Historia e paraardhësve të popullit shqiptarë vjen, në librin "Ilirët dhe Albanët", shkruar prej një nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare Skënder Anamali.


Kjo vepër, e cila vjen në gjuhën frënge, për vlerat që mbart përbën një ndihmesë te madhe për të gjithë studiuesit veçanërisht për ata të cilët hulumtojnë antikitetin e vonë dhe të mesjetës. Drejtoresha e institutit të arkeologjisë Shpresa Gjongecaj e cilësoi skënder Anamalin si një pikë reference për arkeologët e rinj.

 


E ndërsa për Ardian Marashi drejtori i qëndrës së studimeve arkeologjike, arkeologu skënder Anamali hodhi bazat e arkeologjisë së Shqipërisë.

 


Skënder Anamali i cili është ndarë nga jeta disa vite më parë e ka ndarë këtë vepër në 4 pjesë, në studimet përgjithësuese mbi periudhën e antikiteit të vonë dhe të mesjetës së hershme, në shkrimet mbi historinë e Ilirëve, studimet epigrafike të cilat hedhin dretë mbi qytetërimin e Ilirisë së jugut. Në fund libri mbyllet me artikujt mbi arktitekturën dhe argjendarine e vonë antike.