TIRANË-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të nxjerrë bashkinë nga konflikti politik. Ai theksoi se Rama duhet të ndalë hakmarrjen ndaj qytetarëve të Tiranës.
Bozdo shprehu keqardhje për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2014. sipas tij ky buxhet çon përpara projekte të bashkisë. Në mbledhjen e një dite më parë të Këshillit Bashkiak të majtët nuk e votuan buxhetin Bashkisë dhe kërkuan rishqyrtim të tij.