Partia Socialiste ka akuzuar operatorin e sistemit te shperndarjes se me faturat e reja te energjise elektrike i ka kryer nje vjedhje te hapur te gjithe konsumatoreve shqipetare duke ju faturuar cmimin e rritur te 1 janarit qe ne muajin dhjetor .

Deputeti socialist Erjon Brace duke perdorur si prova dy faturat e tij te energjise per periudhen 20 dhjetor-21 janar tha se keto jane faktet e qarta sesi shqiptaret mund te grabiten nga kushdo, duke nisur sipas tij nga qeveria e kryeministrit Berisha e deri tek klientet e saj tek te cilet jane dorezuar pasurite publike por edhe monoplolet shteterore qe materializojne sherbimet publike.

“Nga fatura rezulton se:-OSSH ka faturuar energji te konsumuar ne dhjetor me cmimin e ri te rritur, hyre ne fuqi me 1 janar, pra ne rastin konkret, per dhjete dite te dhjetorit energjia eshte faturuar me 7.70 dhe 13.50 leke kur ne fakt cmimet ne dhjetor ishin 7.00 dhe 12.00 leke per kw. Vjedhje me te qarte se kjo nuk ka, vetem ne kete rast eshte 3 dollare per fature”, u shpreh Brace.

Sipas zotit Brace e njejta vjedhje eshte kryer ne te gjithe vendin perfshire edhe shtepite e ministrave te qeverise Berisha.

“Natyrisht mua nuk me dhimbsen ministrat, vendimmarrja e te cileve na ka sjelle ne kete derexhe; per ta tre dollare ben krehja. Por mendoni ato mijera familje te varfera qe vidhen ne kete menyre; 3 dollare per ta jane 5 dite buke! Ata jane thellesisht te vjedhur por edhe te pa mbrojtur. Fatura e energjse elektrike eshte titull egzekutiv. Nese nuk e paguan atehere ndiqesh penalisht! Po kur te vjedhin me titull egzekutiv, atehere c’ndodh?”, u shpreh Brace.

Me kete rast deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace i ka bere thirrje te gjithe qytetareve te verifikojne faturat e tyre pasi sic tha ai konsumatoret duhet te paguajne energjine qe konsumojne jo vjedhjen qe e detyroi Sali Berisha me privatizimin e tij klientelist.