Janë dashur minutat shtesë që të definohet gjysmëfinalisti i Capital Cup në takimin në çerekfinalen në mes të Bradford dhe Arsenalit.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 16 të takimit me anë të Thompson.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Arsenalit pasi që sulmuan vazhdimisht portën e Bradford por goli i barazimit erdhi në minutën e 87 të takimit ku barazoi kapiteni i Arsenalit Thomas Vermalean.

Arsenal kishte mundur të përfundonte me fitore por fajtor për këtë ishte portieri i Bradford, Duke që bëri disa pritje fenomenale duke ruajtur portën e tij.

Pasi që minutat e rregullta nuk sollën fitues u desh që të luhen minutat shtesë të cilat nuk mjaftuan për ta nxjerr fitore.

Pas kësaj u ekzekutuan penalltitë dhe Cazorla e Chamakh dështuan të shënojnë nga pika e bardhë. Szczesny arriti të mbronte dy penallti mandej por ishte kapiteni Vermalean i cili dështoi të shënoj dhe Bradford kaloi në gjysmëfinale të kësaj kupe, hera e parë në histori të kësaj skuadre.

Bradford është skuadër e Ligës së katërt angleze.

Në anën tjetër, në kuadër të Capital Cup, Aston Villa ka kaluar në gjysmëfinale pasi që ka mposhtur Norwhich me rezultat 4-1 si mysafirë.