Tani jemi bindur përfndimisht se Bradley Cooper është partneri që çdo femër do të dëshironte, sidomos në ditët e saj të vështira të shtatëzanisë.


Persona të afërt me aktorin 42-vjeçar, pohojnë se ai ka lënë pas çdo angazhim për t`a përqëndruar gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij tek nëna e fëmijës së parë, Irina Shayk.


Madje aktori e ka shoqëruar irinën në cdo vizitë që ka bërë tek gjinekologu, për të parë edhe vet zhvillimin e foshnjës,.


Një informator për ENews shprehet: “Bradley ka qenë gjithmonë aty për të, gjatë gjithë kohës. Ai adhuron të shoh rritjen e bebës së tij brenda saj. Ata kabnë ndarë bashkë momente shumë të bukura, majde i preferuari është kur fëmija shkelmon, dhe ata mezi po presin që ta shohin. Bradley e ka dërguar atë në cdo vizitë te gjinekologu. Për fat të mirë irina është e shëndetshme dhe fëmija është shumë mirë.


Lidhur me Irinën, personi pranë ciftit thekson se ajo ndihet mirë për faktin që shumë shpejt do të bëhet nëne por me progresin e shtatëzanisë, ndihet çdo ditë e më e lodhur. Edhe pse akoma nuk ka parë fëmijën e parë, sapo provoi ndjesinë e veçantë e të paturit një foshnje brenda vetes, modelja ka një dëshirë të pandryshueshme. Irina dëshiron që të ketë edhe më shumë fëmijë. Ajo ska ndërmend ta mbyll me kaq, pranon burimi.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter