Nёnkryetari i Grupit Parlamentar socialist Erion Brae ka reaguar pas dorёzimit nё prokurori tё dosjeve lidhur me abuzimet nё rrugёn Durrёs Morinё. Nё njё dalje para mediave, zoti Brae akuzoi qeverinё pёr shkeljet nё ndёrtimin e kёsaj rruge. Sipas tij, KLSH buloi mekanizmin e abuzimit lidhur me kёtё projekt. Brae tha se nё kundёrshtim me ligjin, janё dhёnё 100 milion euro paradhёnie dhe nё kёtё mёnyrё qeveria ka shkelur ligjin fiskal duke shkaktuar kёshtu 49 milion euro dёm. Brae shtoi gjithashtu se Bechtel deri mё tani ka kёrkuar 560 milion euro. Ai akuzoi gjithashtu edhe kryeprokuroren Ina Rama pёr mospёrgjigje tё korrespondencёs sё socialistёve.