Kryetari i LRI-së për Tiranën, Endrit Brahimllari i ftuar në Ora News foli rreth protestës së zhvilluar nga studentët për godinat e fakultetit Juridik dhe atë të Shkencave Sociale. Brahimllari u shpreh se LRI është në mbrojtje të të gjithë studentëve dhe drejtave më themelore të tyre. "N thleb të LRI-së qëndron përkrahja e gjithë problemeve që kanë studentët, për çdo problem që do kenë studentët ne do të jemi aty për t'i mbështetur". Sipas tij, qeveria para se të sjellë internetin nëpër shkolla duhet në fillim të mundësojë godina të mirëmbajtura për studentët. "Jemi ndeshur me një ministri dhe kryeministër që donin të na sillnin internetin nëpër shkolla, por ne nuk kemi siguri në godina për të studiuar dhe jo më inteternet. Ne nuk do futemi në fakultet nëse nuk gjenddet një zgjidhje. Ne kemi pasur përkrahjen e rektoratit, por duam zgjidhje nga ministria e arsimit.". Brahimllari bën thirrje për interesim nga ana e qeverisë. "Nuk kemi pasur interesim nga ministria dhe nga kryeministri. Duam zgjedhje të menjëhershme që të mos shtyhet më jet sezoni i provimeve",përfundoi në Ora News kryetari i LRI-së, Brahimllari.