Tirane - I pandehuri John David Braun, i akuzuar per marredhenie seksuale me te mitur ka mohuar dje abuzimet. Ai i ka argumentuar gjykates se dy prej femijeve qe kane deshmuar ne seancat e meparshme, Denis Aliu dhe Atonion Qosheli kane dhene deshmi te ndryshme sa here qe jane thirrur ne gjykate. Ndersa mbrojtja e Bruan ka shpjeguar se ne ekspertizen e kryer ne kliniken ABC vertetohej se ata ishin te abuzuar seksualisht nga Dino Christodoulu dhe jo nga klienti i saj. Ndersa avokatja i ka kerkuar gjykates qe ketyre dy femijeve te kryhej nje ekspertize nga nje mjek ekspert pediater qe te vertetojne nese kane apo jo crregullime mendore. Por perpalle ketyre pretendimeve perfaqesuesi i prokurorise i ka shpjeguar gjykates se mjeku pediater nuk mund te nxjerre me shume sesa fakti, nese keta femije jane te semure me grip apo jo. Dy kane qene pyetjet e prokurorit ne drejtim te pandehurit David Braun. Pyetja e pare e drejtuar atij ishte nese pranonte faktin qe te dy femijet ishin te dhunuar nga Dino Chritodoulu, pyetje te ciles i pandehuri eshte pergjigjur me po. Ndersa pyetja e dyte drejtuar te pandehurit ishte se ata kerkonin qe t'i kryhej nje ekspertize femijeve per te kundershtuar vetem deshmine e tyre dhene ne gjykate, kur shpjegonin se ishin dhunuar edhe nga Braun. I pandehuri i ka shpjeguar prokurorit, se femijet kane pasur probleme me memorien, saqe ata nuk mbanin mend ate qe kishin mesuar nje dite me pare. Pas pergjigjes se dhene nga i pandehuri, prokurori i ka kerkuar gjykates qe te rrezohej kerkesa e mbrojtjes pasi ishte e pabazuar ne ligj. Trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha ka pranuar kerkesen e bere nga prokurori. Seanca gjyqesore ka vazhduar me deklaraten e te pandehurit. "Nje seance me pare kur une e pyeta Flamur Kovacin per Dinon ai tha vetem qe e kishte puthur ne buze, ndersa mua me kishte treguar se Dino i kishte futur edhe gjuhen ne goje. Une nuk e dija ne kishin qene edhe persona te tjere qe e kishin mbajtur ate", ka deklaruar dje i pandehuri. Me pas i pandehuri i ka paraqitur gjykates nje leter te cilin ja kishte derguar deshmitarja Natasha, e cila gjate deshmise se saj kishte deklaruar se nuk e shihte dot me sy te pandehurin. Sipas Braun ne leter ajo i drejtohej atij duke i thene qe e donte shume dhe se ai ishte nje baba per te. I pandehuri i ka kerkuar gjykates qe kjo leter te merrej si prove materiale. Por neni i dhene nga mbrojtja nuk argumentonte proven. Per kete gjykata ka rrezuar kerkesen duke argumentuar se letra e viti 2006 nuk ishte dorezuar ne kohe dhe nuk vertetohej se ate e kishte shkruar deshmitarja. Seanca e radhes gjyqesore do te zhvillohet ne daten 15 tetor, ku perfaqesuesi i prokurori do te lexoje dhe konkluzionet perfundimtare.


I pandehuri Braun akuzohet per abuzime me te mitur


I pandehuri David Braun akuzohet per vepren penale te "marredhenies homoseksuale me te mitur"nga Prokuroria e Tiranes. I pandehuri ishte nje nga drejtuesit e qendres "Femijet e tij", qender ne te cilen edhe ka ndodhur abuzimet. Akuza i ka paraqitur gjykates disa deshmitare, te cilet rezultoje te jene abuzuar nga ana e te pandehurit Bruan. Vete femijet kane treguar abuzimet edhe gjate deshmive te dhene nga ata perpara gjykates.


Redinalda Caushaj