TIRANE - Personazhi më i ri dhe më simpatik i Kupës së Botës “Brazil 2014”, majmuni Iva ka parashikuar si çdo pasdite në A1 Report fituesen e ndeshjes më të rëndësishme të ditës së sotme Uruguaj-Angli.
Në emisionin e televizionit “Pasdite me Botërorin”, Iva ka parashikuar fitoren e Uruguajit ku mes dy bananeve me flamurët përkatës të ekipeve që do ndeshen sot.
Majmuni Iva zgjedh mes dy bananeve me flamurin e ekipeve përkatëse fituesen e ndeshjes më të rëndësishme të ditës, ndërsa moszgjedhja e bananës nënkupton barazim. Iva ka goditur në shenjë në parashikimet e saj në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij Botërori deri në këto momente.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)