Ajo që nisi fillimisht si shaka mori nota serioze. “Lutjet e Papa Françeskut që Argjentina të fitonte Botërorin, nuk kanë bërë punë me sa duket”, në “Dueli mes Papëve, fiton Benedikti i XVI”.

Këtë thonë mijëra komente e shkrime në rrjetet sociale, të cilët e kanë veshur ndeshjen e sportit botëror të një nate më parë me nota fetare. Por jo vetëm kaq, mijëra njerëz me flamuj në duar u mblodhën dje në sheshin e Shën Pjetrit me mendimin se Papa Françesku do dërgonte urimin e tij për kombëtaren e Argjentinës.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ndërsa populli priste një reagim nga Papa lidhur me spekulimet e mediave nëse do ta shikonin ndeshjen së bashku me Papa Benediktin e XVI, Papa ka preferuar ta anashkalojë, duke thënë që e diela le të jetë një ditë lutje për viktimat e luftës dhe varfërisë.

Një zyrtar i lartë i Vatikanit flet për situatën unike të krijuar duke theksuar se Papa Benedikti nuk është ndonjë tifoz i madh i futbollit dhe orari i ndeshjes nuk e lejon 87 vjeçarin të qëndrojë deri në mbrëmje vonë.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Papa Franceskun, për të cilin thuhet se është i apasionuar për futbollin si dhe një mbështetës i fortë i skuadrës së San Lorencos. 

Një minipërballje ishte edhe ndeshja Argjentinë-Zvicër. Zëra brenda Vatikanit thanë përpara fillimit të ndeshjes se Papa Françesku u kishte thënë rojeve zviceranese se kjo do të ishte një luftë e fortë.
 
Redaksia Online