Trajneri i Brazilit ka akuzuar gjyqtarët për ndeshjen me Kolumbinë dhe ka komentuar sfidën gjysmëfinale përballë Gjermanisë që do të zhvillohet në ‘Belo Horizonte’. ‘Kemi hedhur 5 hapa, mbeten edhe 2 të tjerë për të arritur te titulli. Duhet të mendojmë menjëherë për sfidën me Gjermaninë, nuk do ta kemi aspak të lehtë.

Askush nuk besonte tek ne. Këta lojtarë janë të aftë dhe gjithçka e kanë arritur me djersë e pasion’ deklaroi trajneri i vendasve. Më pas Felipao është ndalur te vendimit e gjyqtarit që sipas tij kanë qenë të padrejtë.

“Neymar po përndiqet, por të gjithë më shikojnë shtrembër kur e them këtë. Zuniga nuk mori të paktën karton të verdhë për atë ndërhyrje të rëndë ndaj Neymar, ndërsa Thiago Silva u ndëshkua menjëherë me karton të verdhë edhe pse nuk bëri asgjë” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com