Portugalia dhe Brazili kanë dalë në barazim në xhiron e fundit të Grupit G.

Takimi i shumëpritur përfundoi pa gola, duke dëshpëruar tifozët e futbollit, të cilët kanë pritur një ndeshje më të bukur.

Pas këtij barazimi, Brazili kryeson Grupin G me shtatë pikë, ndërsa Portugalia kualifikohet nga vendi i dytë me pesë pikë, një më shumë se Bregu i Fildishtë që mposhti Korenë e Veriut.