Dani Alves ka paralajmëruar botën e futbollit se Brazili është pothuajse i paprekshëm. Ndërsa selektorët e kombëtareve në mbarë botën fillojnë të përgatisin ekipet për Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, janë të pashmangshme parashikimet se kush mund të triumfojë.



Brazili, pesë herë kampion i botës, konfirmoi formën e mirë të martën duke mposhtur Republikën e Irlandës në Emirates. Mbrojtësi i djathtë Alves është optimist për suksesin e ekipit të Dungas.



“Kur Brazili luan sikur në 20 minutat e fundit kundër Irlandës, ne jemi pothuajse të paprekshëm. E vërteta është se ne luajmë mirë me top dhe kjo na bën të lumtur dhe në fund jemi të gjithë të kënaqur. Fuqia e Kombëtares së Brazilit është shpejtësia dhe mënyra e lëvizjes së topit. Jemi shumë të kënaqur. Duam të fitojmë Kampionatin botëror. Në Kombëtaren e Brazilit gjinden futbollistët më të mirë prej më të mirëve”, deklaroi Alves.



Derisa ai është optimist për Brazilin, Alves mund të jetë më pak i tillë rreth shanseve të paraqitjes në formacionin bazë para mbrojtësit të Interit, Maicon.