bregu-TIRANË, 25 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu thote se, Buxheti i Ministrisë së Integrimit është i papërfillshem në perqindje totale të buxhetit 2016.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Bregu në nje status të saj ne Facebook, sjell argumentimin e saj nga debati në Komisionin e Integrimit për projektbuxhetin 2016, ku shprehet se buxheti është i papërfillshëm nga totali i buxhetit 2016 ".

Bregu thote se "ky buxhet rishikon veten por nuk sjell asnjë të re për qytetarët, për sa kohë nuk ka asnjë listë të investimeve bashkangjitur per, investim publik, rrugë të reja, infrastrukture në zonat rurale etj. Ministria e Integrimit e pati të pamundur të raportonte sot për rekomandimet dhe masat që duhen zbatuar si pjesë e detyrimit madhor për procesin e integrimit të Shqipërise në BE, pasi nuk janë në projektbuxhetin e paraqitur. Edhe sikur te alokohen fonde gjate vitit, kjo veçse e bën procesin te ngadalte".

Sipas saj , "qeveria duhet të hartojë një Strategji për Anetaresim, duke vijuar se "ne rast se gropa ne buxhet nga të ardhurat është 250 ml USD, vetem për 10 muajt e 2015, si do të luftohet korrupsioni që të kapim standartin për hapjen e negociatave?! Po kështu çdo të ndodhe me administraten publike?

"Jane larguar nga puna mbi 7500 punonjës të administratës publike. Një pjesë e mirë e tyre kane fituar gjyqet, por vendimet për rikthim në vendin e punës apo pagesen e dëmshperblimit kjo qeveri nuk e ekzekuton. Skema për mbeshtetje për papunësinë që sot ka mberritur në 17, 3%, pensionet, rritje rrogash, asnjera nuk gjen vend ne buxhet. Skemat për kujdesin ndaj femijëve, grupeve në nevojë që janë pjesë e të drejtave te njeriut janë po ashtu pa rritje e me fonde të pamjaftueshme", shkruan Bregu.

/f.n/