Fondacioni Eleonorë në Tiranë, që tanimë drejtohet nga djali i Eleonora Bregut, pretendon se shëron personat sterilë, edhe atëherë kur mjekësia i ka cilësuar si raste të pashpresa.


Mrekullia, sipas tyre, ndodh përmes lutjeve dhe fuqive të Roelit, i cili është as më shumë e as më pak por djali i Eleonorës.


Nga një kamerë e fshehtë e emisionit Fiks Fare, ku gazetarja investigative takon Roelin në një bar, mësohet se nga frekuentuesit e fondacionit ai tashmë quhet Shën Roeli.


Do realizohet patjetër. Dje se këtu po ndoqe rregullat, ti do e shohësh vetë përfundimin e historisë. Ne kemi parë qindra mrekulli këtu, sa lodhemi duke i treguar, shprehet Roeli.


Fiks Fare: Ka pasur për shembull si rasti im?


 





Fiks Fare


"Fondacioni Eleonorë" tani drejtohet nga i biri i cili edhe ai është vetshpallur shenjt. Frekuentuesit e fondacioni e quajnë Shën Roeli. Ndiqni kronikën!


Gepostet von Fiks Fare am Dienstag, 4. Dezember 2018



Si rasti yt, është mbas 13 vjetësh, është daja im. Ajo ishte sfidë shkencore, se mjekësia i kishte thënë që është e pamundur. Nusja e dajës kishte 5 deri në 10% mundësi për riprodhim. Daja e kishte thuajse të pamundur. Për mua rasti juaj është i thjeshtë. Mund ta them fare normalisht që për 6 muaj, brenda vitit do ndodhi, i thotë Roeli gazetares së infiltruar, e cila pretendoi sikur nuk mund të bënte fëmijë.


Më pas, kamera e fshehtë e Fiks Fare shkon në fondacion, ku zhvillohen lutjet dhe aty  Peshkopi i jep gazetares së prezantuar si paciente edhe udhëzimet.


Do fusësh shkakun. Do fusësh shkakun fillimisht, vjen Seinti, se ne i themi Seint (Roelit) se atë titull ka. E fut në informacion Seinti, e çfarë do dali do marrësh përgjigje. Në bazë të përgjigjesh, se del aty. Ose del klinike që është mjekësore, ose dalin këto shkakarët, magji. Dhe ai (Roeli) ka ngarkesa, është në procese pine, sepse nuk merret vetëm me probleme. Ka shumë probleme që merret po, për njerëzit në lidhje me misionin. Probleme të njerëzve individuale saç janë tuajat, të miat e të tjerëve, por edhe probleme siç është zjarri atje në Kaliforni, edhe përmbytjet e këto. Çfarë do dali do flasim, tashti shko, i thotë ai.


5 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)