Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me respekt në negociatat për Brexit.


Në një deklaratë të nisur nga Downing Street, ajo ka thënë për liderët e BE-së, se kundërshtimi i planit të saj pa ofruar alternativë në këtë fazë të vonë të negociatave është i papranueshëm.


Përveç tjerash, May ka thënë se nuk do të përmbysë rezultatin e referendumit dhe nuk do ta ndajë shtetin tim.


Sekretari britanik për Brexit, Dominic Raab ka thënë se nuk ka alternativë të besueshme në tavolinë nga bisedimet e BE-në.


Ai po ashtu ka shprehur dyshim rreth seriozitetit të liderëve të BE-së lidhur me këto negociata. Raab ka thënë për BBC-në se neve na u janë kundërshtuar planet pa ndonjë sqarim se pse.


Sipas tij, Qeveria Britanike do të vazhdojë të jetë e qetë dhe të mbajë negociatat në frymën e besimit të mirë. Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019.


May ka thënë se plani i saj për Britaninë dhe BE-në për të zbatuar rregullore të njëjtë për mallra por jo edhe shërbime, është rruga e vetme kredibile për të anashkaluar një kufi të ashpër në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.


Mirëpo plani i May është kundërshtuar edhe nga anëtarë të vetë partisë së saj, të cilët thonë se një plan i tillë do të krijonte kompromise për sovranitetin e Britanisë.


Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë në një konferencë për media, pas takimit të liderëve të BE-së në Salsburg se, ka pasur disa elemente pozitive në planin e kryeministres britanike.


Mirëpo ai po ashtu ka deklaruar se liderët evropianë janë pajtuar për të rishkruar propozimin, pasi plani për bashkëpunim ekonomik nuk do të funksionojë.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)