Një refuzim i marrëveshjes së Theresa May për largimin nga Bashkimi Euopian nga deputetët mund të çojë në “paralizën e Brexit” dhe të ndalojë Mbretërinë e Bashkuar që të dalë nga unioni. Kjo është deklarata bombastike e Ministrit të Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili bëhet zyrtari i parë i kabinetit që artikulon tezën e mos largimit nga BE.


Sipas ministrit të Jashtëm, një rezultat i tillë do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm”për marrëdhëniet e politikanëve me votuesit dhe reputacionin global të Britanisë.


“Po të ishim, si një klasë politike, të mos e dorëzonim Brexit që do të ishte një shkelje thelbësore e besimit midis njerëzve dhe politikanëve dhe mendoj se do të ishte diçka për të cilën do të pendoheshim për shumë gjenerata”, tha Hunt për BBC Radio.


Ai theksoi se nëse deputetët votojnë kundër marrëveshjes që kryeministrja ka negociuar me Bashkimin Evropian, kjo do të çonte në një lloj tjetër largimi, por një proces me Brexit që nuk mund të ndodhte kurrë.


“Nëse kjo marrëveshje refuzohet, përfundimisht ajo që mund të arrijmë është një lloj tjetër Brexit, por më saktë Brexit i paralizuar. Dhe në fund të fundit kjo mund të çojë në mosrealizimin e Brexit, theksoi Hunt.


“Unë jam duke thënë se kjo do të ishte një shkelje e besueshme e tepër e dëmshme dhe gjithashtu do të ishte shumë negative për reputacionin e Britanisë jashtë vendit, pasi vendosëm të largoheshim nga BE dhe në fund do pyesim veten për cilën arsye nuk ishim në gjendje t kryenim largimin, shtoi ai.


Hunt këmbënguli se ka vetëm një çështje që shkakton bllokimin e marrëveshjes së May-t dhe ky është mekanizmi i backstop, i projektuar për të siguruar që nuk ka kthim në një kufi të vështirë në ishullin e Irlandës.  Ai tha se bllokimi mund të prishet nëse Britania e Madhe fiton bindje ligjore nga BE që backstop do të ishte një marrëveshje e përkohshme.


“Theresa May ka thënë se ajo nuk dëshiron vetëm fjalë. Ajo dëshiron diçka me forcë ligjore, nënvizoi ministri i Jashtëm britanik.


Hunt u bashkua me konservatorët e tjerë të lartë në kritikimin e Kryetarit të Parlamentit, John Bercow, për lejimin e deputetëve për të votuar për amendamentin e Brexit të Dominic Grieve në atë që mund të ndryshonte në fund të fundit kursin e Brexit.


Bercow ishte i gatshëm të pengonte qeverinë në çdo rast”, tha ai.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)