Dhoma Britanike e Komunëve refuzoi përsëri marrëveshjen e kryeministres Theresa Maj për Brexit-in me 344 vota jo kundër 286 pro.


Me këtë votim, oferta e BE-së për zgjatjen e divorcit nga data 29 mars deri më 22 maj është pezulluar dhe mbetet vetëm një shtyrje e kufizuar deri më 12 prill: data me të cilën Mbretëria e Bashkuar do të duhet të vendosë nëse do t’i kërkojë Brukselit një zgjatje për një kohë të gjatë të motivuar ose të vazhdojë me një dalje pa marrëveshje.