Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, do të bëjë një përpjekje tjetër për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi.


Ai ka kërkuar për t`u marrë në pyetje lidhur me akuzat për ngacmim seksual.


Assange do t`i kërkojë gjykatësit në Londrër që çështja e tij t`i referohet Gjykatës së Lartë të Britanisë.


Nëse kjo ankesë dështon ai mund të përballet me ekstradim brenda 10 ditëve.


Assange ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se rasti është i motivuar politikisht.