Organizatoret e Lojrave Olimpike te Londres paraqiten zyrtarisht velodromin ultra modern qendra e pare per Lojrat Verore 2012 qe ka perfunduar ne Parkun Olimpik.


Kater here kampioni olimpik Chris Hoy hapi korsite e velodromit sot kur iu bashkua per nje xhiro ne mengjes ne lindje te Londres nga medalistet e arte ne lojrat e Pekinit Viktoria Pendleton dhe Jason Kenny.


Velodromi me 6 mije vende qe ka kushtuar 152 milione dollare u hap 521 dite para lojrave verore. Hoy tha se ishte i impresionuar nga ndertesa qe eshte ndertuar me pisha siberiane dhe dallohet per catine dramatike. Ndertimet filluan ne mars te vitit 2009.