Pritje e madhe per “Big Brother VIP” ne Britanine e Madhe ku sipas disa zerave, pritet qe te kete pjesemarres vertet interesante.
Bastevenesit mendojne se nje prej emrave te mundshem eshte Pamela Anderson por edhe Paul Gascoigne. Nje tjeter emer interesant eshte edhe ish futbollisti Vinnie Jones, “armiku” i hershem i Paul. Nje bashkejetese e tille do te ishte e veshtire, pasi ka shume mundesi qe dy emra te tille ta “hedhin shtepine ne ere”. Nese “Gaza” pranon, ai do marre nje mbeshtetje psikologjike 24 ore ne dite gjate gjithe qendrimit ne shtepi. Mes miqve te tjere mund te jene edhe Heidi Fleiss, reperi Mc Hammer, kengetarja Dane Bowers dhe Ekaterina Ivanova.