Një prej vëllezërve (nga babai) të Obamës iu mohua hyrja në territorin e Britanisë së Madhe, për shkak se akuzohet për një krim të rëndë gjatë një vizite të mëparshme. Lajmi u konfirmua dje nga autoritetet britanike të emigracionit. Sipas "News of the World", Samson Obama, i cili jeton në Kenia, dyshohet për përfshirjen në një sulm seksual ndaj një vajze britanike. Mësohet se është marrë në pyetje, por nuk është akuzuar për atë rast. Ndërkaq britanikët e justifikuan refuzimin duke thënë se dokumentacioni i Samson Obamës shfaqte parregullsi.