Policia britanike ka arrestuar themeluesin e Wikileaks Julian Assange. Te henen autoritetet ne Britani kishin marre nje fletearresti nga Suedia ku zoti Assange akuzohet per perdhunim.
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange qe ka publikuar shkembimet diplomatike sekrete duke zemeruar Uashingtonin po pergatitet te flase me policine britanike.
Zoti Assange i ka hedhur poshte akuzat. Nje nga avokatet e zotit Assange ne Angli Jennifer Robinson tha se prokuroria suedeze nuk po ndjek praktika korrekte ligjore me klientin e saj.
Nderkaq Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara Eric Holder e ka bere te qarte se punonjesit e tij po studiojne kodet ligjore per te ngritur padi ne lidhje me publikimin e dokumentave sekrete.
Ne kemi nisur nje hetim per nje ceshtje te rende penale. Po shqyrtojme te gjitha masat e mundshme ne perpjekje per te ndalur rrjedhjen e ketij informacioni tha Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara Eric Holder.
Uashingtoni e ka akuzuar sherbimin Wikileaks se i ka ofruar Al Kaedas nje liste objektivash permes publikimit te te dhenave per objekte qe Shtetet e Bashkuara i konsiderojne me rendesi strategjike.
Nderkohe te henen Zvicra bllokoi llogarite bankare te Julian Assange.
Wikileaks-it i eshte dashur te ndryshoje disa here edhe adresen ne internet pas nderhyrjeve te vazhdueshme te personave te paautorizuar ne faqen e sherbimit.