Britania e Madhe do të ndërtojë një burg me vlerë 700 mijë paund  në Nigeri. Kjo bëhet me qëllim që të deportojë atje kriminelët e huaj dhe të lirojë vende në burgjet e saj.


Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson njoftoi ndërtimin e tij dhe tha se kjo është në përputhje me rregullat e OKB-së.  Gjithashtu ai theksoi se kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në 2014 me Nigerinë për transferimin e të burgosurve.


Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe fakti që të burgosurit në Nigeri apo në Britani, të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të përfunduar dënimin, tha ai.


12 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)