Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka vlerësuar me nota pozitive procesin zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar atë si të qetë dhe si dëshmi të pjekurisë demokratike të shtetit të ri.

“Unë përshëndes zhvillimin e qetë të zgjedhjeve të para pas pavarësisë së Kosovës, si një shenjë e mëtejshme e pjekurisë demokratike të këtij vendi dhe si një hap drejt integrimit në bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Lidington.

Megjithatë, zyrtari i lartë britanik ka theksuar se gjatë procesit janë vënë re disa parregullësi, të cilat sipas tij duhet të adresohen në institucionet përgjegjëse dhe të marrin përgjigje.

Lidington ka shtuar më tej se Mbretëria e Bashkuar mirëpret bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme të Kosovës.