Pas 11 vjet heqje lirie, David Brown,i akuzuari për pedofili që drejtonte në Shqipëri fondacionin Fëmijët e Tij, mund të fitojë lirinë. Dy personat që e akuzuan kanë thënë se në Gjykatë kanë dhënë dëshmi të rreme dhe ndryshimi i saj, mund ti sjellë lirinë 66-vjeçarit nga Edinburgu.


David Brown  u dënua nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë të qendrës Fëmijët e Tij,  në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike, kryesisht të moshës nga 2 deri 14 vjeç.  Dy djemtë romë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç thonë se kanë pasur presion nga policia dhe psikologu për të bërë dëshmi të rreme.


Ata kanë deklaruar për Sunday Mail se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë, një lëvizje kjo e cila do të çojë në lirinë e Brown.


10 djem të qendrës, që atë kohë ishin të mitur dhanë dëshmi kundër Brown dhe  dy të bashkëpandehurve të tij Dino Kristodulu 52 vjeç dhe Robin Arnold 63 vjeç, edhe këta të dënuar për pedofili. Broën, i cili ka mohuar gjithmonë akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm, beson se makthit të tij në kryeqytetin shqiptar do ti vijë fundi.


Avokatja e Broën, Gjystina Golloshi, thotë se me 20 mars në Gjykatën e Lartë dy djemtë do të japin dëshmitë e reja, të cilat mund te merren parasysh pasi të dy janë mbi moshën 18 vjeç.   Sipas Golloshit Andon edhe në gjykimin fillestar kishte deklaruar se nuk është abuzuar nga Brown, por gjyqtari nuk e mori parasysh dëshminë. Ai u mor në pyetje përsëri të nesërmen, dhe deklaroi: Po, David ka abuzuar me mua.


 


12 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)