rama

Bashkimi Europian e ka ndarë mendjen se me Edi Ramën në krye të qeverisë s'mund t'i ngjizet kurrfarë bashkëpunimi që e afron Shqipërinë me Evropën. Në vendin e duhur për të shpallur lajmin se reforma në drejtësi do të shpërblehej me rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, Mogherini dhe Hahn e thanë qartë mesazhin: "Jeni ende nën vëzhgim deri në zgjedhjet e reja. Vendi ende nuk ka bërë hapat e duhur"

Fakti/Mosbesim i madh ndaj një kryeministri që nulifikon rezultatet e dekriminalizimit

Vëzhgimi/Rama sulmon në Bruksel ambasadorin Lu, rekomandimet e tij i quan: "U mbars mali e polli një mi"

Pas aprovimit të reformës së gjyqësorit, Edi Rama shkoi personalisht në Bruksel për Këshillin e stabilizim-asocimit BE-Shqipëri me shpresën për të dëgjuar togfjalëshin e shumëpritur: rekomandim për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por Bashkimi Europian nuk e përmendi hapjen e negociatave të anëtarësimit, pasi për të, vendi nuk ka dhënë ende prova të mjaftueshme për të kaluar në këtë shkallë deçizive. Për Komisionin Europian, aprovimi i reformës në drejtësi është një hap madhor, por sfida më e madhe është zbatimi i saj:shefja e diplomacisë, BE Federica Mogherini, theksoi se puna e zbatimit të reformës në Drejtësi mbetet thelbësore. "Nuk mund të paragjykoj punën e Këshillit të ministrave, por e kemi përcaktuar reformën e drejtësisë si thelbësore dhe reforma e drejtësisë ka filluar të zbatohet në mënyrë impresionuese gjatë verës dhe me një kurajo dhe vendosmëri politike impresionuese". Ndërsa Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit deklaroi se do të ishte e parakohshme që të jepja një deklaratë finale tani, sepse kjo është detyra e progres-raportit. "Ju mund t' a kuptoni se duhet të bëjmë një sërë konsultimesh të brendshme, që të prezantojmë një vlerësim solid në interesin e të gjithëve ne. Pas aprovimit të reformës së gjyqësorit, duhen marrë hapat e duhur dhe dhënë të gjitha garancitë e nevojshme për të na siguruar se reforma e drejtësisë nuk ekziston vetëm në letër, por edhe në realitet". Edi Rama i zënë ngushtë tregoi angazhimin për reformën, por ai nuk dha shpjegime për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe pse kryetarë bashkiakë me të dhëna kriminale si Elvis Roshi janë ende në detyrë. Shefja e diplomacisë, BE, Federica Mogherini, lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe drogën, tha se kjo është një çështje që Shqipëria duhet të trajtojë. Kjo nuk është vetëm një sfidë e Shqipërisë. Rëndësia e trajtimit të këtyre probleme nuk është më shumë për integrimin evropian, por për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë që kanë të gjithë të drejtën që të jetojnë në një vend të çliruar nga këto fenomene". Komisioneri, Johannes Hahn theksoi se presin aksione që të çojnë progresisht në krijimin e një gjurmë provash të bindshme të hetimeve pro-aktive. "Deri tani kemi parë disa arrestime dhe procese gjyqësore, por lidhur me peshq të vegjël apo të mesëm. Unë pres kapjen e peshqve të mëdhenj. Kjo do ishte ajo që do të na bënte të thonim, që kjo është një arritje domethënëse në këtë sektor " Aktualisht, Komisioni Evropian pret fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe arrestime të peshqve të mëdhenj para së të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Konferencën në Bruksel, Rama e shfrytëzoi për t'u hedhur në sulm ndaj ambasadorit Lu, një ditë pasi diplomati amerikan theksoi rëndësinë e procesit të dekriminalizimit, në veçanti për pikën e dobët të Edvinit, Emiliano Shullazi. Duke folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Rama ka përdorur shprehjen që rezultoi te mos jetë vetëm shqiptare, "U mbars malli e polli një mi". Natyrisht, pas arrestimeve të Frrokëve e tufës së deputeteve kriminelë, rezulton se i vetmi që është mbarsur është Edi Rama që s'ka lënë kriminelë pa pjellë.