Transmetuar më 27.10.2014 - 17:50







Shumë fansa të Carlo Pederoli, i njohur gjerësisht edhe si Bud Spaencer për shkak të rolit që ai ka interpretuar, janë shqetësuar vitin e kaluar, pasi ai u shtrua në një klinikë, për shkak të problemeve gastrointestinale.



Fatmirësisht gjithçka u zgjidh mirë dhe aktori, i cili është shndërrua në një mit në çdo vend të botës falë serive të luajtura në filmin wester në vitet ’70, bashkë me Terence Hill, ka treguar prapaskenën e aventurës së tij të hidhur në tabloidin gjerman “Bils”.



Me sa duket, Bud rrezikonte të vdiste për shkak të gjakrrjedhjes, e shkaktuar nga një problemi në muret e stomakut. Aktori humbi peshë në mënyrë të menjëhershme dhe vetëm falë insistimin të bashkëshortes së tij, arriti të vizitohej nga një mjek.



“Në fund të fundit, jetën ma ka shpëtuar gruaja, Maria”, ka thënë Spencer, duke shtuar se falë këmbënguljes së saj, gjithçka shkoi më së miri.



Duke bërë shaka ai ka thënë: “Humba 15 kilogramë dhe ndihem 15 vite më i ri”. Aktori i famshëm dhe njëkohësisht ish kampion noti do të mbushë plotë 58 vjeç javën e ardhshme./a.s/noa.al


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/5)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US