Në këtë samit marrin pjesë Prokurorë të Përgjithshëm të më shumë se 100 vendeve të ndryshme të botës. Kryeprokurorja Ina Rama shoqërohet nga një grup Prokurorësh të Prokurorisë së Përgjithshme. 

BUKURESHT- Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, merr pjesë në Samitin e 3-të Botëror të Prokurorëve të Prokurorëve të Përgjithshëm, i cili zhvillohet në Bukuresht të Rumani. Samiti filloi dje punimet dhe do të vazhdojë deri më 26 mars. Tema qendrore e takimit është “Prokurori i Përgjithshëm –Shtylla e Sistemit Bashkëkohor të drejtësisë penale,si dhe Pavarësia e Prokurorisë”. Në këtë samit kryeprokuroria Ina Rama shoqërohet nga një grup Prokurorësh të Prokurorisë së përgjithshme. Në këtë samit marrin pjesë Prokurorë të Përgjithshëm të më shumë se 100 vendeve të ndryshme të botës. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nëpërmjet një njoftimit për shtyp se konferenca mbulon aspekte të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e standarteve të përbashkëta në fushën e të drejtës penale. Tema të vencanta të prekura në këtë takim janë rritja e pavarsisë së gjyqësorit dhe rritja e besimit të publikut në organin e drejtësisë.
(s.g/BalkanWeb)