Transmetuar më 26.11.2016 - 14:25







Plot 40 kandidate nga e gjithë bota parakaluan në skenën madhështore të Miss Globe 2016 mbrëmjen e 25 nëntorit, dhe kurora e lakmuar shkoi për Miss India, Dempile Chetan Patel.



Bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër perëndeshë e bukurisë botërore. Miss India. Në vendin e dytë u pozicionua Miss Kolumbia, dhe vendi i tretë shkoi për Miss Shqipërinë.



Momenti i uljes në fronin e “Miss Globe 2016” në Tiranë ishte emocionues dhe u shoqërua me duartrokitje të shumta. Spektakli u prezantua nga Iva Merës dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj.



Krahas sfilatave të bukurosheve, nuk munguan në spektakël numrat artistikë nga emra të njohur të skenës si: Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj.



Nën koreografinë e Olta Ahmetaj dhe me muzikën e zgjedhur nga Fabian Basha, vajzat sfiluan në skenën e “The Miss Globe”. Kompeticioni i bukurisë, i organizuar nga Deliart Assosiation, nga regjisori Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj, solli edhe këtë herë një shfaqje shumë të bukur për shqiptarët. 


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/2)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});