Prej mëse dy orësh banorët e Bregut të Lumit në kryeqytet janë duke protestuar kundër shembjes së banesave të tyre, ndërkohë që në terren kanë zbarkuar fadromat e INUK dhe qindra forca policie për të mbarëvjatur procesin.


Në momentin që fadromat janë ndezur për të nisur prishjen e objekteve që do ti hapin rrugë zgjatimit të Bulevardit të Ri, banorët i kanë dalë parë duke u shprehur se janë gati të vetëflijohen.


Prej muajsh këta banorë janë pjesë të protestës së banorëve të Unazës së Re dhe jetojnë në ankth dhe terror pasi kjo është hera e 4 që fadromat shkojnë për ti shembur shtëpitë.


Segmenti i fundit i zgjatimit të Bulevardit nuk është kompensuar dhe nga ky projekt preken 38 familje.

































Aktualisht pranë banorëve ndodhen përfaqësuesit politike të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.


Pak më parë Tabaku u shpreh se kjo që po ndodh në këtë zonë nuk është e ligjshme, pasi banorë duhet të dëmshpërblehen.


Nuk është e drejtë që shteti zbarkon këtu sepse këto familje janë të dobëta, të varfra dhe të pambrojtura. Ne nuk do të lejojmë që të shemben këto banesa, ne nuk do të lejojmë që këto familje të mbeten në rrugë. Ne do të qëndrojmë këtë deri në fund, u shpreh Tabaku.