Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 18:00

Është i mundshëm pranimi i pjesërishëm i Bullgarisë në zonën Shengen dhe atë në pjesën e hapësirës ajrore dhe detare, ka deklaruar kryetarja e parlamentit të Bullgarisë, Cecka Caceva.



Sipas fjalëve të saj, shtetet anëtare të BE-së po përballen me ngjarjet në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme dhe për këtë arsye po parashtrojnë kushte tjera, të cilat nuk ekzistojnë në kërkesat për Shengen.



Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë së BE-së më 22 shtator do të shqyrtojnë mundësinë e anëtarësimit të Bullgarisë dhe të Rumanisë në zonën Shengen, por Holanda tashmë ka paralajmëruar se do të bllokojë me veto pranimin e këtyre dy shteteve në zonë.