Sandra Bullock del nga shtëpia, vetëm dy javë pasi mori vesh për tradhëtitë e bashkëshortit të saj, Jesse James.

Natën e shkuar aktorja është fotografuar ndërsa largohej nga rezidenca në Beverly Hills.

Ajo e kishte fshehur fytyrën nga një kapele e madhe dielli, ndërsa në trup mbante një batanije. Mesa duket aktorja nuk do që askush ta fotografojë në këtë moment tepër të vështirë të jetës së saj.

Sandra doli nga shtëpia për të vizituar një mikun e saj, Gabriel Brener, i njohur si drejtues i një firme private investimi. Ky person ishte një prej të ftuarve më të rëndësishëm në dasmën që Bullock pati me James në vitin 2005.








Foto